"PROJEKTI I ANSAMBLIT "RILINDJA" BELSH

2016

Shërbimet Punë Publike
Investitor Bashkia Belsh
Vendnodhja Belsh, Shqipëri

Projekti perfshin qëndrën e qytetit, rikonstruksionin e sheshit qëndror të qytetit duke parashikuar hapësira të gjelbra, shlodhëse, ndriçim, sistemimin e bregut të liqenit në zonën e qendrës, krijimin e një anfiteatri në trajtën e forumit qytetar, shatërvane, rikostruksionin e fasadave përreth sheshit të qendrës, ndërtimin e një moli turistik si dhe skulptura arkitektonike që do të vendosen në shesh. Zbatimi i projektit ka filluar duke bërë që qendra e qytetit të marrë pamjen e një qendre urbane.

“Vëllezërit Hysa” i dedikohet tërësisht sigurimit të infrastrukturës dhe ndërtimit të ndërtesave për botën e së nesërmes.
Ne kombinojmë plane kreative, projektimin dhe ndërtime inovative me teknikat inxhinerike më të përshtatshme.
Punojmë në mënyrë të qëndrueshme për të ruajtur energjinë, mbrojmë mjedisin dhe ndërtojmë komunitete.

Ne duhet të bëjmë më të mirën që mundemi me ato që kemi.

Agron Hysa, CEO

Duke punuar nga Vermoshi në Konispol, ne ofrojmë projekte në mbarë vendin dhe ndërkombëtarisht, duke aplikuar ekspertizë teknike të rreptë me pozitivitet dhe entuziazëm për të sjellë ide në realitet.