“Riveshje dhe sistemim asfaltim rruga Elbasan-Banje, loti 1”

2017

Shërbimet Punë Publike
Investitor Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH)
Vendnodhja Cërrik, Shqipëri

Përfundon rehabilitimi i aksit rrugor Elbasan-Banjë dhe tashmë ky segment është i aksesueshëm për të gjithë banorët e zonës që shtrihet përgjatë tij, por edhe vizitorët tashmë kanë një infrastrukturë më të mirë e cila do ta lehtësojë ndjeshëm aksesin për në këtë zonë.
U bë e mundur rehabilitimi i 8.5 km rrugë, ndërtimi i 3 urave përgjatë këtij segmenti si dhe plotësimi me sinjalistikën e nevojshme duke rritur elementët e sigurisë rrugore. Për herë të parë në këtë aks rrugor janë realizuar shtresat asfaltike me pluhur gome (riciklim i gomave të përdorura) si Teknologji e Gjelbër.
Rehabilitimi i këtij segmenti është një lehtësim i madh edhe për fermerët e kësaj zone të cilët do të aksesojnë më lehtë tokat e tyre por edhe tregjet për të tregtuar produktet.

“Vëllezërit Hysa” i dedikohet tërësisht sigurimit të infrastrukturës dhe ndërtimit të ndërtesave për botën e së nesërmes.
Ne kombinojmë plane kreative, projektimin dhe ndërtime inovative me teknikat inxhinerike më të përshtatshme.
Punojmë në mënyrë të qëndrueshme për të ruajtur energjinë, mbrojmë mjedisin dhe ndërtojmë komunitete.

Ne duhet të bëjmë më të mirën që mundemi me ato që kemi.

Agron Hysa, CEO

Duke punuar nga Vermoshi ne Konispol, ne ofrojmë projekte në mbarë vendin dhe ndërkombëtarisht, duke aplikuar ekspertizë teknike të rreptë me pozitivitet dhe entuziazëm për të sjellë ide në realitet.