"Rehabilitim Të Përroit Leshniqe” Kavajë

2017

Shërbimet Punë Publike
Investitor Bashkia Kavajë
Vendnodhja Kavajë, Shqipëri

Qëllimi i ketij projekti është për rehabilitimin e përroit Leshniqe, pasi të gjitha ujrat që drenazhojne në të gjithë territorin e Kavajës depozitohen në dy përrenj Leshniqe dhe Darçi duke sjellë depozitime të ngurta në shtratin e këtyre përrenjve, cka sjell përmbytjen e zonës së Qerretit e cila është zonë elitare me prespektive turistike kur shirat janë të dendura. Mbetjet urbane të hedhura dhe ndërtimet pa kriter përgjate përroit kanë ngushtuar shtratin e përroit. Zgjidhja është sistemimi i shtratit, ku do të bëhet zgjerimi, pastrimi, thellimi i shtratit, ku do të transformohet në një zonë me vlera turistike dhe aktraktive për banorët e zonës përreth por edhe për të tërhequr turistët. Projekti që do të zhvillohet ndodhet në fshatin Qerret, të qytetit Kavajë.

“Vëllezërit Hysa” i dedikohet tërësisht sigurimit të infrastrukturës dhe ndërtimit të ndërtesave për botën e së nesërmes.
Ne kombinojmë plane kreative, projektimin dhe ndërtime inovative me teknikat inxhinerike më të përshtatshme.
Punojmë në mënyrë të qëndrueshme për të ruajtur energjinë, mbrojmë mjedisin dhe ndërtojmë komunitete.

Ne duhet të bëjmë më të mirën që mundemi me ato që kemi.

Agron Hysa, CEO

Duke punuar nga Vermoshi ne Konispol, ne ofrojmë projekte në mbarë vendin dhe ndërkombëtarisht, duke aplikuar ekspertizë teknike të rreptë me pozitivitet dhe entuziazëm për të sjellë ide në realitet.